74 vjet nga dalja në dritë e “Rilindjes”
“Rilindja” nga 1 janari 2009 nuk botohet më
Sot,më 12 shkurt, bëhen 74 vjet, kur për herë të parë u shtyp numri i parë i gazetës në gjuhën shqipe “Rilindja”, e cila fillimisht ishte e përjavshme.
Numri i parë i gazetës ishte shtypur më 12 shkurt 1945 në Prizren, ku pas numrit të 60-të, gazeta kishte filluar të shtypet në Prishtinë.
Gazeta së pari kishte filluar shtypej si e përjavshme, ndërsa nga qershori i vitit 1948 kishte filluar të shtypej dy herë në javë, ndërkaq nga nëntori i vitit 1958 kishte filluar të dilte si e përditshme.
Më 5 gusht të vitit 1990 ”Rilindja” ishte mbyllur nga administrata e pushtuesit serb, ndërkaq që në vitet nën okupimin serb doli me emrin “Bujku” për të luajtur një rol historik në ato kohë të liga pir duke informuar lexuesit e vet në vend e në Shqipëri dhe diasporë (gjithandej si “Rilindje”) deri në fillimin e luftës në Kosovë më 24 mars 1999.
“Rilindja” kishte rifilluar të botohej pas çlirimit të Kosovës në vitin 1999, por për shkak të keqmenaxhimit, e së fundi nga jogadishmëria e organeve të përkohshme vendore por edhe atyre ndërkombëtare, së fundi nga mosgadishmëria e Kuvendit të Kosovës për tu angazhuar seriozisht në vazhdimin e daljes së serishme të gazetës “Rilindja”, ajo për shkaqe të pasqaruara nga 1 janari 2009 prajti së botuari. /21Media