75 raste të reja dhe 5 viktima nga Covid-19 në Maqedoni

 

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë  e Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 75 raste të reja me Covid-19 nga 830 testime të realizuara.

Rastet e reja janë 32 në Shkup, 8 raste në Gostivar dhe Kavadar, 7 raste në Tetovë, 5 raste në Shtip, 4 raste në Kumanovë, nga dy raste në Probishtip, në Makedonski Brod dhe në Kërçovë, ndërkaq nga një rast është regjistruar në Koçan, në Strumicë, në Sveti Nikollë dhe Negotinë.

Janë shëruar 135 persona, kurse betejën me virusin e kanë humbur 5 persona. Dy pacientë nga Kumanova, 55 dhe 82 vjeçar, një 62-vjeçar nga Gostivar, një 52-vjeçar nga Shkupi dhe një 64-vjeçar nga Ohri.

Që nga fillimi i epidemisë e deri më sot në vendin tonë janë regjistruar 11202 raste me Covid-19, prej tyre janë shëruar 7108, kurse jetën e kanë humbur 505 të tjerë. Për momentin në vendin tonë janë 3589 raste aktive. /TV21

Back to top button