75 raste të reja me Omicron në Angli

Janë regjistruar edhe 75 raste të reja me variantin Omicron në Angli.
Omicron është gjetur në tetë rajone të Anglisë – Lindjen dhe Perëndimin Midlands, Lindjen e Anglisë, Londrën, Veri-Lindjen, Veri-Perëndimin, Juglindjen dhe Jugperëndimin.
Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Angli tani është 104.
Një konferencë nga UKHSA tha se 12 nga 22 rastet që rezultuan pozitv deri më 30 nëntor ishin vaksinuar plotësisht.
Dy personave të tjerë të infektuar iu dha doza e parë të paktën katër javë më parë. Megjithatë, të dhënat nuk tregojnë se sa mirë mbron vaksina kundër këtij variant.
Shumica e rasteve të Delta ishin gjithashtu tek të vaksinuarit plotësisht./21Media

Back to top button