75 vjeçari ka 40 vjet që nuk pi çaj për këtë arsye

75-vjeçari Ahmet Çetin, i cili jeton në qytetin e Turqisë,Bitlis, la çajin e zi dhe duhanin 40 vjet më parë me një fjalë të vetme të mjekut.

Çetin ka treguar se brenda një dite konsumon 5 litra ujë.

75 vjeçari kur ishte në vizitë mjekësore mori lajmin se ishte diagnostifkuar me aterosklerozë dhe mjeku atij i kishte thënë se duhet ta linte duhanin dhe çajin.
Cetin, i cili pinte rreth 2 paketa cigare dhe gati një liter çaj në ditë, ndaloi së konsumuari të dyja me një fjalë të vetme të mjekut.
“Mjeku më ka ndaluar të pi çaj dhe cigare për shkak të sëmundjes sime. Unë kam 40 vjet që nuk pi duhan dhe nuk pi çaj. Cigaret janë shumë të dëmshme, nuk pi kurrë. E lashë çajin. dhe duhanin, nuk pi asgjë përveç ujit, pi 5 litra ujë në ditë”, tha ai. /21Media
Back to top button