Dy të vdekur e 373 raste pozitive me koronavirus

Kosova ka regjistruar 2 viktima dhe 373 raste të reja me koronavirus nga 3 mijë e 139 testime, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
Sipas raportit të fundit të IKSHPK-së, numri i rasteve aktive është 9 mijë e 461.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1 mijë e 427 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 802 mijë e 978 doza të vaksinës. Deri më sot 811 mijë e 331 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 94 mijë e 149 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19./21Media

Back to top button