75 vjetori i Radiotelevizionit të Prishtinës 

Shënohet 75 vjetori i Radiotelevizionit të Prishtinës

​Më 5 korrik të vitit 1990, forcat serbe me urdhër të Qeverisë së tyre ndaluan transmetimin e Radiotelevizionit të Prishtinës.

RTP ishte radiotelevizioni i parë shqiptar i Kosovës. Ndërprerja e programeve nga ky televizion u bë me masa të dhunshme të ndërmarra nga qeveria serbe në vitin 1990. Radio Prishtina filloi punën menjëherë pas luftës së dytë botërore më 1945 në Prizren, pastaj u transferua në Prishtinë. Pas luftës në Kosovë, materiali dhe ndërtesat e Radio Televizionit të Prishtinës janë nën administrimin e Radio Televizionit të Kosovës.

Deri atëherë, i vetmi medium informativ ishte Radio Prishtina (në funksion prej vitit 1945). Do të kalonin 19 vjet derisa Televizioni i Prishtinës të fillonte transmetimin në vitin 1974. Ndërsa u mbyll në vitin 1990, për shkak të qeverisë serbe.

Pas mbarimit të luftës së Kosovës në vitin 1999, u hap rruga për themelimin e televizioneve kosovare në mënyrë të lirë. Njëri prej tyre ishte Radio Televizioni i Kosovës (RTK), i cili mori vend në të njëjtën ndërtesë si ish-RTP, në rrugën “Xhemajl Prishtina” në Prishtinë./21Media

Back to top button