Kurti: Do të shqyrtojmë të gjitha vendimet e qeverisë në dorëheqje

“Ne nuk i vendosim Serbinë dhe Bosnjën në një fjali asnjëherë”

​Kryeministri, Albin Kurti pas takimit me shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova tha se shteti i Kosovës do të vazhdojë të mbetet e përkushtuar drejt rrugëtimit evropian.

Shefi i ekzekutivit para gazetarëve tha se shteti serbë në vend të taksës do të ketë reciprocitet të plotë.

“Ne nuk i vendosim Serbinë dhe Bosnjën në një fjali asnjëherë. Ne konsiderojmë se jemi këtu si qeveri e re për shkak të premtimeve për reciprocitetin tonë politik dhe tregtar”, tha kryeministri.

Kurti tha se të gjitha vendimet që janë bërë nga qeveria në dorëheqje do të shqyrtohen.

“Shpreha përkushtimin tonë për ERA 2 për reformat e MSA-së. Ne mbetemi të përkushtuar drejt rrugëtimit evropian. Ne duhet të ndërtojmë Bashkimin Evropian si vlerë brenda nesh”, tha ai

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova tha se BE do të vazhdojë të përkrah Kosovën.

“Me rëndësi është që BE do të ndihmojë Kosovën gjithmonë, në programet tona. Dëshirojë të shohim një qeveri të përgjegjshme. Prioritetet tona janë sundimi i së drejtës, dëshirojmë të shohim administratë të fortë dhe mjedis të përmirësuar”, deklaroi ajo.

Për reciprocitetin me Serbinë, Apostolova tha se e rëndësishme është që të rifillojë dialogu me Serbinë

“Presim se qeveria e re të dal me ide të reja. Ne dëshirojmë që bisedimet te vazhdojnë. Për neve është me rëndësi që dialogu me Serbinë të vazhdojë”, tha ajo

Kurti njoftoi se së shpejti do të t’i emërojë edhe zëvendësministrat e qeverisë së tij.

Back to top button