793 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 793 qytetarë.
Ndërkohë, është regjistruar një viktimë, bëhet fjalë për një qytetare nga Tirana 77 vjeçare, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 346  persona.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 129 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.
Back to top button