Policia në kërkim të Fatos Hoxhës

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët në mënyrë që të arrestohet Fatos Hoxha.
Hoxha 33 vjeçar shtetas i Republikës së Kosovës dyshohet për disa raste të vjedhjeve.
“Referuar disa rasteve të vjedhjeve të raportuara në polici, Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, kanë ndërmarrë të gjitha masat policore në drejtim të hetimit, identifikimit, marrjes e përpunimit të informacioneve të rëndësishme që lidhen me rastet.
Veprimet e lartcekura policore kanë rezultuar me identifikimin e të dyshuarit- Fatos Hoxha, 33 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin përveç rasteve që po hetohen nga ana e policisë, janë aktive rreth 30 urdhërarreste të lëshuara nga organet kompetente. Personi i dyshuar aktualisht ndodhet në arrati dhe është shpallë në kërkim nga ana e policisë”, thuhet n ë njoftimin e Policisë.
Tutje Policia kërkon nga ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen e të dyshuarit, apo çfarë do lloj informacioni tjetër që do t’i kontribuonte arrestimit të tij, t’ ia kalojnë ato policisë përmes linjës 192, apo në çfarëdo forme tjetër./21Media

Back to top button