8 mënyra natyrale për të zhbllokuar hundët

Kur kemi bllokim të hundës, është e vërtetë që mund të ndihemi shumë të lodhur dhe të bezdisur, por ka disa metoda natyrale që mund të ndihmojnë për ta zhbllokuar dhe lehtësuar simptomat. Disa nga këto, si përdorimi i kompresave të ngrohta dhe shpëlarja e hundëve me ujë fiziologjik, janë mundësi të thjeshta dhe të efektshme për t’i dhënë lehtësim. Për më tepër, pijet e ngrohta si çaji i kamomilit dhe supat mund të ndihmojnë për të qetësuar mukusin dhe për të mbajtur trupin të hidratuar.
Flini në anë
Hunda e bllokuar do të thotë që ka shumë mukus në sinuset tuaja që ju pengon të merrni frymë siç duhet. Pra, është e rëndësishme që ta mbani kokën lart gjatë natës duke shtuar një jastëk të dytë. Është gjithashtu e rëndësishme që të përpiqeni të flini në anë, në vend që të flini në shpinë. Hunda juaj do të ketë një shans shumë më të mirë për të ‘kulluar’ gjatë natës në vend që të lejojë akumulimin e më shumë mukusi.
Hidratohuni me supëra dhe çajra të nxehtë
Pirja e lëngjeve të nxehta mund të mos ju ndihmojë të shpëtoni nga gripi më shpejt, por do t’ju lehtësojë simptomat e bezdisshme. Kamomili, çaji jeshil, supa e pulës dhe uji i nxehtë me limon dhe mjaltë mund t’ju qetësojnë në mënyrë efektive. Efekti placebo që ata krijojnë është shumë i rëndësishëm në mënyrë që të ndiheni më mirë dhe më të lehtësuar.
Përdorni një kompresë të ngrohtë në sinusin tuaj
Një kompresë e ngrohtë redukton inflamacionin në sinuset tuaja dhe zhbllokon rrugët e frymëmarrjes. Thjesht merrni një leckë të pastër, zhyteni në ujë të ngrohtë (por jo të nxehtë) dhe vendoseni në pjesën e sipërme të hundës dhe në pjesën e poshtme të ballit. Ngrohtësia e kompresës do t’i bëjë hundët të hapen dhe do t’ju japë mundësinë për të marrë frymë më lehtë. Sigurohuni që të mos e lini kompresën për shumë kohë, pasi mund të përfundoni duke djegur lëkurën.
Shpëlajeni hundën me ujë fiziologjik
Kjo mund të mos jetë gjëja më e rehatshme për t’u bërë, por është vërtetuar se është e efektshme në pastrimin e sinuseve. Thjesht qëndroni mbi një lavaman dhe aplikojeni. Uji do të hyjë në hundën tuaj dhe do të rrjedhë nga hunda tjetër. Këtë ushtrim mund ta bëni për 1 minutë në secilën nga vrimat e hundës.
Blini një aparat lagështues
çliron lagështinë e nevojshme në dhomën tuaj. Mund ta mbani ndezur, ditën dhe natën, por është më i dobishëm kur flini, pasi ju ndihmon të pushoni dhe të ndiheni më rehat. Nuk duhet të shqetësoheni për ndonjë rrezik serioz dhe do të vini re një përmirësim të madh në hundën tuaj të bllokuar, shumë shpejt.
Thithni avullin aty ku hudhra po zien
Hudhra është e njohur për vetitë e saj anti-kërpudhore dhe anti-bakteriale, dhe mund tju bëjë shumë mirë kur keni të ftohtë. Mund ta hani ose (mundësisht) ta zieni në pak ujë dhe të thithni avullin. Ju mund të përdorni një peshqir mbi kokën tuaj për ta mbajtur sa më shumë avullin aty rrotull.
Hani ushqim pikant
Me siguri e keni vënë re se kur hani diçka pikante, hunda fillon të rrjedhë. Pra, kjo mund të jetë një zgjidhje e mirë e përkohshme për ta mbajtur hundën të zhbllokuar për ca kohë. Ajo që mund të bësh është të fillosh të shtosh erëza të përgjithshme në pjata, duke përfshirë specat e kuq djegës, hudhrën, xhenxhefilin dhe shafranin e Indisë. Shafrani i Indisë mund të mos ju zhbllokojë hundën, por ka veti shumë të rëndësishme anti-inflamatore që do t’ju ndihmojnë me gripin në përgjithësi.
Vajra esencialë specifikë
Mentja dhe eukalipti janë 2 bimë që përmbajnë mentol, i cili është një dekongjesant natyral. Mund të pini çaj që është i aromatizuar me secilin prej tyre, por mund të përdorni edhe vajrat e tyre esencialë. Për vajin e mentes, do të jetë më mirë për ta përdorur për fërkim në gjoks pasi ta përzieni me një vaj për të shmangur çdo djegie të lëkurës.