8 mijë e 703 persona aktiv me Covid-19 në Kosovë

 

Ditëve të fundit është shënuar rritje e rasteve me Covid-19 në Kosovë duke bërë kështu që të rritet edhe numri i rasteve aktive.

Aktualisht janë 8 mijë e 703 persona të regjsitruar që bartin Covid-19. Bazuar në raportin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike numri total i rasteve pozitive që nga marsi i vitit të kaluar është 71 mijë e 344 persona, prej tyre vdiqën 1 mijë e 627 ndërsa u shëruan 61 mijë e 14 persona.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit u raportuar edhe 7 raste të vdekjes, 591 raste pozitive nga 3 mijë e 674 mostra të testuara dhe 386 të shëruar.

Duke marrë parasysh numrin e lartë të të infektuarve IKSHPK bën apel që të respektohen masat dhe qytetarët të kenë kujdes./21Media

Back to top button