8 pacientë me Covid-19 në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

 

Tetë pacientë të prekur nga COVID-19 që po trajtohen në Spitalin e Pejës janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë numri total i atyre që po trajtohen nga koronavirusi në Pejë është 37.

Një pacient është në respirator, 23 janë me oksigjenoterapi tetë prej të cilëve janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit spitali ka njoftuar për shërimin e një pacienti nga ky virus.

Nga Personeli i Spitalit aktualisht janë të infektuar 1 mjek, 4 Infermierë dhe 2 punëtor Shërbimeve Teknike./21Media

Back to top button