8 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri
Sërish asnjë humbje jete nga Covid-19 në Shqipëri. Në 24 orët e fundit janë kryer 2980 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 8 qytetarë, në këto bashki: 4 raste në Tiranë, 2 raste në Korçë, 1 rast në Devoll, 1 rast në Gjirokastër.
Aktualisht janë 72 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë./oranews