Gjendet i vdekur një zyrtar policor në Prizren

Një zyrtar policor në Prizren është gjetur i vdekur sot në fshatin Tupec të kësaj komune.
Për portalin rtv21.tv rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili ka treguar se i ndjeri ka pasur probleme me zemër.
Ai ka thënë se në konsultim me prokurorin e shtetit, rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi emergjent në vendin e ngjarjes. Në trupin e tij nuk është gjetur ndonjë shenjë e dhunës. Prokurori i rastit po i zhvillon hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes”, ka thënë Gashi./21Media
 
Back to top button