8 të vdekur nga tërmeti

Në veriperëndim të Kinës tërmeti u mori jetën 8 personave duke lënë të lënduar edhe disa të tjerë

Tetë persona humbën jetën dhe 11 të tjerë u lënduan sot, pas një tërmeti me magnitudë 5,5 ballë të shkallës Rihter, që goditi veriperëndimin e Kinës, njoftoi media shtetërore kineze.

”Tërmeti përfshiu kontenë Taxkorgan, në rajonin autonom ujgur Xinjiang”, tha agjencia zyrtare kineze e lajmeve, Hsinhua. ”Pas tërmetit u ndjenë edhe disa lëkundje të tjera”, shtoi ajo.

Konteja Taxkorgan është rreth 300 kilometra në jug të Kashgarit, në kufi me Taxhikistanin, Afganistanin dhe  Pakistanin.

Back to top button
close button