Kaloni te përmbajtja kryesore

KQZ tregon se kur pritet të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se sipas planifikimeve aktuale të KQZ-së, rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve pritet të shpallen deri më 26 qershor, nëse procesi nuk përcillet me ankesa.

Në një konferencë për media, Elezi tha se ky afat është paraparë në planin operacional të miratuar nga KQZ-ja që në fillim të procesit zgjedhor.

“Sipas planifikimeve të vendosura nga ana e KQZ-së në planin e aktiviteteve të miratuara qysh në fillim të këtij procesi, në rast se nuk ka ankesa, shpallja e rezultateve përfundimtare planifikohet të bëhet deri më datën 26 qershor. Ky është planifikim në planin operacional të KQZ-së”, ka deklaruar Elezi.

Ai shtoi se certifikimi i rezultateve përfundimtare është planifikuar të bëhet deri më 6 korrik.

Megjithatë, Elezi theksoi se bëhet fjalë për afate të planifikuara, pasi dinamika e procesit varet nga zhvillimi i aktiviteteve zgjedhore dhe puna në qendrat e numërimit.

“Certifikimi i rezultateve përfundimtare planifikohet të bëhet deri më datën 6 korrik. Të gjitha këto janë planifikime, pasi gjithçka varet nga ecuria e aktiviteteve dhe dinamika e proceseve që zhvillohen në këto qendra”, tha ai.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button