8 të vrarë dhe 4 të plagosur në një festë

Tetë persona janë vrarë dhe katër tjerë janë plagosur gjatë një sulmi masiv me armë në një festë të ditëlindjes të dielën në qytetin Gqeberha në provincën e Kepit Lindor në Afrikën e Jugut.
Dy burra të paidentifikuar “kanë filluar të gjuajnë papritur drejt mysafirëve”, të cilët po vallëzonin dhe argëtoheshin në festë në një shtëpi private, thotë policia, e cila vazhdon me kërkimin e vrasësve.
Por, personat e vrarë dhe të plagosur nuk janë identifikuar ende, por policia thotë se pronari i shtëpisë është njëri prej tyre.
“Këto viktima janë vrarë nga kriminelët dhe ne nuk do të ndalemi derisa të zbulojmë çka ka ndodhë dhe kush është përgjegjës për kët sulm gjakftohtë ndaj personave të pafajshëm”, thotë komisari policor i Kepit Lindor, Nomthetheleli Lillian Mene.
Kurse, ministri policor Bheki Cele ka vizituar vendin e sulmit të hënën dhe ka kërkuar për durim, përderisa hetimi po vazhdon.
“Ne e dimë se çdonjëri prej jush është i inatosur dhe do të donim të përgjigjemi shpejt, por ne kërkojmë pak më shumë hapësirë që ta kryejmë punën si duhet”, u tha ai gazetarëve në Gqeberha, i njohur ndryshe edhe Porti Elizabeth.
Afrika e Jugut ka një ndër shkallët më të larta për krime me armë në botë, por sulmet masive nuk janë të zakonshme.
Në vitin e kaluar, në këtë shtet pati një zinxhir të sulmeve me armë në taverna të ndara, nga të cilat vdiqën mbi 20 persona. Megjithatë, këto sulme mbeten ende nën hetim.

Back to top button