8 viktima nga Covid-19, 413 raste të reja në Shqipëri

Tetë viktima dhe 413 raste të reja  me Covid-19, janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri.
Ministra e Shëndetësisë bën me dije se numri më i lartë i infektimeve është regjistruar në Tiranë me 192 raste, 22 në Vlorë, 18 në Kamëz, Elbasan, 15 në Fier, Gjirokastër, Berat, 12 në Sarandë, 9 në Lushnje, 8 në Shkodër, Durrës, 7 në Patos, 6 në Dimal, 5 në Mallakastër, Himarë, Korçë, 4 në Krujë, Vorë, Rroskovec, Përmet, Skrapar, 3 në Lezhë, Mirditë, Delvinë, 2 në Malësi e Madhe, Tropojë, Kurbin, Selenicë, Konispol, Tepelenë, Gramsh, 1 në Vau i Dejës, Pukë, Kukës, Has, Shijak, Dibër, Mat, Divjak, Kolonjë, Kuçovë.
Në Shqipëri janë 7 mijë e 756 raste aktive me Covid-19.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 163 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 8 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Shtatë qytetarë nga Tirana të moshave 64- 77 vjeç dhe një qytetar nga Saranda 71 vjeç.
Janë shëruar 341 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 174,620 që nga fillimi i epidemisë./oranews

Back to top button