8 viktima nga Covid-19 në Shqipëri
Në 24 orët e fundit janë shënuar 8 viktima si pasojë e Covid-19 në Shqipëri.
Nga 2964 testime, 549 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
Aktualisht, numri i pacientëve aktiv në nivel vendi është 8,363.
Në spitalet për Covid po marrin trajtim 157 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 558 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 183,636 që nga fillimi i pandemisë./oranews
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?