Lajçak: Inkurajoj Kosovën dhe Serbinë të gjejnë zgjidhje për hir të qytetarëve

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se në Bruksel, sot është zhvilluar takimi i dytë i grupit punues për çështjen e targave të automjeteve midis Kosovës dhe Serbisë.
Në një postimnë Twitter, Lajçak ka treguar se gjatë takimit, të dyja palët patën angazhim konstruktiv në këtë drejtim.
“Delegacionet e ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë janë takuar sot në Bruksel. Ky takim është i dytë i Grupit Punues për Targat. Delegacionet u angazhuan në mënyrë konstruktive dhe vazhduan shkëmbimin e mendimeve. I inkurajoj që të gjejnë një zgjidhje të përhershme për hir të qytetarëve të tyre”, ka shkruar Lajçak.


Ndryshe, më 20 shtator, Qeveria e Kosovës vendosi masën e reciprocitetit për targat nga Serbia./21Media

Back to top button