8135 vota me kusht janë numëruar, prinë VV-ja

 

Aktualisht është duke vazhduar numërimi i votave me kusht dhe personave me aftësi të kufizuara. Deri tani janë numëruar 8135 vota, kjo për portalin rtv21.tv u bë e ditur nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Nga numërimi i këtyre votave, po prin Lëvizja Vetëvendosje me 3775, Partia Demokratike të Kosovës 1526 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës ka 865, kurse, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka 853 vota.

Sipas të dhënave, numri më i madh i fletëvotimeve me kusht, pra me numër katërshifror, u takojnë komunave: Prishtinë 7 520; Prizren 2 953; Fushë Kosovë 1 562; Suharekë 1 538; Mitrovicë e Jugut 1 528 dhe Gjakovë 1 521./21Media

Back to top button