82% e ukrainasve kundërshtojnë lëshimet territoriale

Rreth 82% e ukrainasve besojnë se Ukraina nuk duhet të heqë asnjë territor si pjesë e një marrëveshjeje paqeje me Rusinë, sipas një sondazhi të ri nga një prej anketuesve kryesorë të vendit.
Shumica e madhe thanë se nuk mbështesin lëshimet territoriale, edhe nëse kjo zgjatë luftën dhe rritë kërcënimin ndaj pavarësisë së Ukrainës, sipas sondazhit të kryer nga Instituti Ndërkombëtar i Sociologjisë në Kiev, përcjell rtv21.tv
Vetëm 10% e 2 mijë njerëzve të anketuar e panë të pranueshme që Ukraina të lëshonte territor për të arritur paqen, ndërsa 8% ishin të pavendosur.
Sipas sondazhit, 77% e ukrainasve që jetojnë në territorin e pushtuar nga Rusia kundërshtuan çdo lëshim toke.
Qeveria ukrainase ka thënë vazhdimisht se nuk do t’i lëshojë asnjë territor Moskës./21Media

Back to top button