Lushtaku: Askush nuk e meriton të përmendet më shumë se Hashim Thaçi

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, uruar ish-presidentin Hashim Thaçi në Ditë e Presidentit. Ai u shpreh se askush nuk meriton të përmendet më shumë në këtë ditë se sa Thaçi.
Lushtaku përmes një postimi në “Facebook”, tha se Thaçi ishte person i të gjitha proceseve nëpër të cilat ka kaluar Kosova.
“Urime Presidenti jonë historik Hashim Thaçi! Në ditën e Presidentit, askush më shumë nuk meriton të përmendet, sesa Presidenti i të gjitha proceseve, Hashim Thaçi. Sepse lira, pavarësia dhe shtetndërtimi janë etapat reale që e bëjnë një lider të suksesshëm, i cili nderohet nga miqtë e nga populli!”, përfundon shkrimin ai./21Media

Back to top button