VV: Kadri Veseli në krye të strukturës së krimit të organizuar

Molliqaj ka thënë se Kosova renditet si vendi më nivelin më të lartë të  tranzit sa i përket krimit të organizuar

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj në një konferencë për media ka bërë prezantimin ku ka paraqitur sipas tij, një strukturë të krimit të organizuar brenda Policisë së Kosovës.

Dardan Molliqaj tha se Kosova renditet si vendi më nivelin më të lartë të vendit tranzit sa i përket krimit të organizuar dhe trafikimit me drogë.

”Kemi ndërtuar një strukturë sipas qendrimeve tona që paraqetë një strukturë të krimit të organizuar brenda Policisë së Kosovës, në krye të krejt skemës është Kadri Veseli“, tha ai.

Po ashtu, si mjaftë shqetësuese sipas tij, është edhe përgjimi, ku për vite të tëra përgjimet e Policisë kanë qenë në masë të madhe.

Ai ka kërkuar nga Policia që të bëjë publike kontratën që ka me IPKO-n dhe Valën, ku shtoi se kontrata me Valën ka qenë e keqpërdorur.

Back to top button