Rusia nuk ka informacione për viktima në Siri

Igor Konashenkov tha sot se forcat ruse kanë dërguar dronë në këtë rajon për të vëzhguar hapësirën

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë njoftoi të enjten se nuk ka kurrfarë informacionesh për njerëzit, të cilët kanë humbur jetën në sulmin e koalicionit ndërkombëtar në krahinën siriane Deir al Zor, transmeton Reuters.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë Igor Konashenkov tha sot se forcat ruse kanë dërguar dronë në këtë rajon për të vëzhguar hapësirën.

Ndryshe, koalicioni ndërkombëtar me në krye SHBA-të ka hedhur poshtë pohimet e ushtrisë siriane se ka pasur sulm në Siri, në të cilin thuhet se kanë humbur jetën qindra vetë.

Back to top button