86 pacientë me COVID-19 janë në oksigjenoterapi

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se në klinikat Covid-19 dhe spitalet e përgjithshme në trajtim mjekësor janë 99 pacientë.
92 nga ta të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 7 të tjerë të negativizuar. ShSKUK ka njoftuar se 86 pacientë janë me oksigjeno-terapi, 7 të tjerë në mjekim intensiv.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 47 pacientë
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 7 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 1 pacientë
Spitali i Prizrenit, 9 pacientë
Spitali i Gjilanit, 11 pacientë
Spitali i Pejës, 1 pacientë
Spitali i Gjakovës, 9 pacientë
Spitalit Mitrovicës, 3 pacientë
Spitali i Ferizajt, 9 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar të martën për një rast të vdekjes dhe 158 raste të reja pozitive me COVID-19. Aktualisht në Kosovë janë 3 mijë e 396 raste aktive me COVID-19./21Media

Back to top button