86 raste pozitive me Covid-19 në Mal të Zi

 

Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) të Malit të Zi kanë përfunduar analizën PCR të 539 mostrave për koronavirusin e ri, ndër të cilat 86 rezultate ishin pozitive.

Më së shumti raste me COVID-19 janë nga Podgorica 27 dhe Nikshiqi me 24.

Një vdekje është raportuar në Danilovgrad. Numri i përgjithshëm i vdekjeve të lidhura me COVID-19 që nga fillimi i qershorit është 41, dhe që nga fillimi i vitit 50“, tha ISHP në një deklaratë.

220 pacientë janë shëruar nga infeksioni, kështu që numri i përgjithshëm i tyre që nga 14 qershori është 978.

Numri i përgjithshëm i rasteve aktive të COVID-19 në Mal të Zi është 1855.

Back to top button