86-vjeçarja zgjedhet “Miss e Mbijetuara e Holokaustit”

Selina Steinfeld, një grua 86-vjeçare nga Rumania që i mbijetoi sulmeve naziste, u kurorëzua “Miss e Mbijetuara e Holokaustit” në një konkurs të Jerusalemit të martën.
Organizatorët e ngjarjes thonë se konkursi synon të përkujtojë gratë hebreje që i mbijetuan Holokaustit dhe më vonë erdhën në Izrael.
“Nuk kam fjalë për të shprehur lumturinë time”, u tha Steinfeld, të pranishmëve pasi iu dha titulli. Ajo u transferua në Izrael në vitin 1948.
Gjatë konkursit, artistë profesionistë të grimit punuan për dhjetë konkurrente në të 80-at dhe 90-at e tyre dhe gratë morën trajtime nga parukierë dhe stilistë, transmeton rtv21.tv.
Konkursi hasi polemika, pasi disa aktivistë dhe të mbijetuar argumentojnë se konkursi është fyes, por pjesëmarrësit dhe familjet e tyre u shprehën kundër akuzës./21Media

Back to top button