Dhunë, tifozët dalin në fushë
Nuk dihet kur do të fillojë ndeshja
Para fillimit të takimit mes Lyonit dhe Besiktasit, ka shpërthyer dhuna, e cila ka bërë që të shtyhet fillimi i takimit, ndërsa qindra tifozë janë “strehuar” në fushë, për t’i ikur dhunës.
Incidentet vijnë pasi UEFA ka kërkuar rritjen e sigurisë pas shpërthimeve që goditën autobusin e ekipit Borussia Dortmund të martën, ku mbeti i plagosur mbrojtësi Marc Bartra.
Ende nuk dihet se kur do të fillojë takimi i çerekfinales së Ligës së Evropës, i cili është duke u shtyrë në vazhdimësi.