888 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Në Kosovë aktualisht janë 888 raste aktive me koronavirus.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, më 4 gusht u regjistrua një rast i vdekjes si pasojë e infektimit me virusin SARS CoV-2, teksa u konfirmuan 221 raste të reja pozitive.
Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 108 mijë e 844 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2 mijë e 268 kanë vdekur.
MSh ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë vaksinuar 14 mijë e 616 persona.
Numri i personave të vaksinuar me të dyja dozat e vaksinave ka shkuar në 162 mijë e 807, ndërsa shifra totale e vaksinave të dhëna është 460 mijë e 297./21Media 

Back to top button