Fluksi në pikat e kalimit kufitar

Pika kufitare në Merdarë po vazhdon të mbetet me fluksin më të lartë edhe mëngjesin e së enjtes.
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar kolona e mjeteve që presin në hyrje dhe dalje është deri në 300 metra. Pritja për të hyrë nga kjo pikë kalimi 20 deri në 30 minuta, ndërsa dalja deri në 1 orë e gjysmë.
Pikë kalimi kufitar Dheu i Bardhë ehe sot është pika e dytë më e frekuentuar. Pritjet në hyrje dhe dalje shkojnë deri në 50 minuta ndërsa kolona e automjeteve është 150 metra.
Në Vërmicë pritjet janë deri në 30 minuta.
Ndërsa, pikat tjera kufitare kanë më pak fluks dhe pritjet nuk kalojnë më shumë se 5 minuta./21Media

Back to top button