888 raste të reja me COVID-19
Në 24 orët e fundit një qytetar i Kosovës ka humbur betejën me COVID-19.
Kurse nga 6 mijë e 86 testime të kryera, janë konfirmuar 888 raste të reja me COVID-19.
38 persona janë shëruar nga COVID-19, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 mijë e 881.
Në total numri i rasteve aktive është 3 mijë e 489.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 16 mijë e 905 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 521 mijë e 737 doza të vaksinës.
Deri më sot 174 mijë e 991 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media