Ngjarjet e datës 24 qershor

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)
Shoqata “Çamëria”- Kosovë mban ekspozitën me fotografi, dokumente dhe material historik për tragjedinë ndaj popullsisë shqiptare të Çamërisë (Hotel Grand, Prishtinë, ora 9:00-14:00)
ATRC, në kuadër të projektit PIAKOS, të mbështetur nga Banka Botërore dhe në bashkëpunim me BIRN Kosova, prezanton raportin hulumtues “Pengesat në pjesëmarrje të barabartë në sistemin e qeverisjes së të drejtës pronësore në Kosovë” (Emerald Hotel, Prishtinë, ora 9:30)
Forumi Ekonomik i Grave organizon tryezën e diskutimit me temë: “Analiza e platformës Superpuna dhe ndikimi i saj tek komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë”. (Hotel Sirius, Prishtinë, ora 9:30)
D4D mban konferencën “Politikat e edukimit medial dhe qëndrueshmëria digjitale” (Hotel Swiss Diamond, Salla Ulpiana, ora 10:00)
KDI organizon tryezën “Prokurimi publik në Kosovë: përtej ndryshimeve teknike – drejt një reforme strukturore të prokurimit publik në Kosovë”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 10:30)
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, pret në takim organizatorët dhe artistët pjesëmarrës të gala koncertit “Kanga Jonë – Dashni nga Prishtina”. Pritja nga kryetari Rama (objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës, ora 11:00); Konferenca për media (Holli para sallës së Kuvendit, në objektin e vjetër të Komunës së Prishtinës, ora 11:30)
Promovohet libri “ Lëvizja shqiptare për pavarësi” Politika, kryengritjet, diplomacia (1908-1912) i Ethem Çekut. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)
Universiteti i Prishtinës mban programin UP Talks, programit i ri publik të ligjëratave e bashkëbisedimit mes personaliteteve të njohura vendase e globale dhe studentëve e profesorëve të Universitetit të Prishtinës. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, Prishtinë, ora 18:00)
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?