895 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri
Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri janë konfirmuar 895 raste të reja me COVID-19, nga 5 mijë e 901 testime të kryera.
Kurse betejën me virusin e kanë humbur tre persona, një 65-vjeçar nga Shkodra, një 68-vjeçar nga Tirana dhe një 84-vjeçar nga Durrësi.
Gjatë këtyre orëve janë shëruar 519 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 135 mijë e 321 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht janë 11 mijë e 288 pacientë aktivë në të gjithë Shqipërinë. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 114 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar./21Media