9 fëmijë me COVID-19 në Pediatri

Në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 88 pacientë me COVID-19.
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në Klinikën e Pediatrisë janë duke u trajtuar 9 femijë të infektuara me virusin.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 22 pacientë + 2 në mjekim intensiv me oksigjeno-terapi
Klinika e Pediatrisë, 9 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 4 pacientë
Mjekimi Intensiv Qendror, 1 pacient
Spitali i Gjakovës, 19 pacientë
Spitali i Prizrenit, 8 pacientë
Spitali i Pejës, 13 pacientë
Spitali i Gjilanit, 5 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 1 pacient./21Media

Back to top button