9 objekte të energjisë u dëmtuan në sulmet ajrore të së premtes në Ukrainë

Ministri ukrainas i Energjisë, Herman Halushchenko ka thënë se “9 objekte të prodhimit të energjisë” janë dëmtuar në sulmet e së premtes.
Ai nuk specifikoi se cilat vende.
Ministri tha se nënstacionet u dëmtuan dhe si rezultat kjo ka çuar në një “kufizim të prodhimit të energjisë elektrike në objektet e prodhimit bërthamor”.
“Situata e energjisë në Kharkiv “do të jetë e vështirë”, vazhdoi ai.
Qyteti verilindor ka humbur plotësisht energjinë, vuri në dukje më parë kryebashkiaku Ihor Terekhov në Telegram./21Media

Back to top button