Krasniqi: Dënimi i Mustafës është i rëndë që nxitë indinjatë te secili shqiptar

Gjykata Speciale e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 26 vjet burg ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafën.
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi reagoi përmes një postimi në “Facebook” ku tha se dënimi i sotëm Salih Mustafës, është dënim i rëndë që nxitë indinjatë tek secili shqiptar.
“Ky vendim i sotëm, shpresojmë se do të korrigjohet në shkallën e dytë, për të dëshmuar seriozitetin dhe paanshmërinë e Gjykatës”, tha ai.
Ai tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është dhe do të mbetet gjithmonë krenaria jonë kombëtare.
“Pjesë qendrore e kësaj historie krenare, të cilën nuk mund ta ndryshojë asnjëherë askush, janë çlirimtarët që po mbahen në Gjykatën Speciale pa të drejtë”, shkroi Krasniqi./21Media

Back to top button