9 persona arrestohen për “Shkatërrim të malit”

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut informoi se ka arrestuar 9 persona në fshatin Brezë të Shkupit, përcjell TV21. Të njëjtit dyshohet për kryerjen e veprës penale “shkatërrim i malit”.
“Janë privuar nga liria AJ.(20) nga fshati Haraçinë, A.A.(21) nga fshati Haraçinë, S.A. (52) nga fshati Çuçer Sandeve, R.J.(23) nga Shkupi, N.A.(23) nga fshati Çuçer Sandeve, S.S.(28) nga fshati Haraçinë, JA (20) nga fshati Çuçer Sandeve, H.A.(29) nga fshati Haraçinë dhe G.S.(28) nga fshati Haraçinë”, thonë nga MPB.
Sipas Ministrisë, të njëjtit janë kapur në vendngjarje, ndërsa janë konfiskuar automjete, dru dhe mjete tjera për prerjen e druve, kurse të njëjtat i janë dorëzuar Policisë së Pyjeve.
“Ata janë kapur duke kryer veprën penale “shkatërrim i malit”, gjatë së cilës u janë marrë një traktor pa targa, një kamion Mercedes me targa të Shkupit, në pronësi të AA, i ngarkuar me rreth 11 metër kub dru zjarri, disa sharra me motor dhe sëpata. Gjithashtu, në të njëjtën kohë, në vendin e ashtuquajtur quajtur “Rashtanski bacilla”, pas marrjes së masave, punonjësit e policisë gjetën tre automjete për ngarkim, dy traktore dhe mjete tjera, të ngarkuara me rreth 43 metër kub dru zjarri”, informuan nga MPB, shkruan TV21./21Media

Back to top button