Publikohet traileri i parë i filmit “Avatarit”

Është publikuar traileri i plotë i “Avatar: The Way Of Water”.
Filmi i shumëpritur pas atij të fundit në vitin 2009, raportohet se do të jetë tri orë e 12 minuta i gjatë, që është 30 minuta më i gjatë se origjinali.
Regjisori James Cameron ka thënë se nuk donte të shihte njerëzit të ankoheshin për kohëzgjatjen e filmit ndërsa shumica kalojë orë të tëra para televizionit.
Krah Worthingtonit dhe Saldanas, Sigourney Weaver dhe Stephan Lang rikthehen, ndërkohë që paraqiten shumë aktorë të rinj.
Ky është i pari nga katër vazhdimet e filmit origjinal që janë planifikuar të prodhohen.

Back to top button