9 viktima dhe 476 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

 

 

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga 2 mijë e 863 testime të realizuara, janë konfirmuar 476 raste të reja me COVID-19.

Rastet e reja janë nga: Shkup – 221, Prilep -31, Kavadarc – 31, Ohër – 24, Veles – 23, Kumanovë – 20, Tetovë – 12, Manastir – 11, Dellçevë – 9, Strumicë -8, Koçan – 8, Gjevgjeli – 8, Negotinë – 8, Resnjë – 8, Kriva Pallankë – 7, Gostivar – 6, Kërçovë – 6, Shtip – 5, Strugë – 5, Probishtip – 5, Krushevë – 5, Radovish -2, Berovë – 2, Vinicë -2, Vallandovë -2, Demir Hisar -2, Kratovë – 2, Makedonski Brod -1, Dibër -1, Dojran – 1.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 407 pacientë të shëruar nga virusi, ndërkaq 9 pacientë e kanë humbur betejën me COVID-19.

Kujtojmë se prej nesër do të jetë në funksion ueb faqja në të cilën qytetarët e Maqedonisë do të mund të paraqiten për të marrë vaksinën kundër COVID-19. Sistemi do t’i pranojë fillimisht personat të cilët kanë prioritet, gjegjësisht personat të sëmurë kronik./21Media

Back to top button