9 vjet nga heqja e stemës së Kosovës në fletëvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë nëntë vjet më parë ka vendosur që në fletëvotimet për zgjedhjet lokale të nëntorit 2013, të jetë logoja e KQZ-së.
Deri në atë kohë, në fletëvotime ka qenë e vendosur stema e Republikës së Kosovës.
Autoritetet në Beograd kishin kërkuar që në fletëvotimet e 3 nëntorit të mos ketë shenja të shtetësisë së Kosovës, pasi në të kundërtën, nuk do t’i bënin thirrje serbëve të Kosovës që të merrnin pjesë në procesin zgjedhor.
Vendimi i KQZ-së ishte mirëpritur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.
Atifete Jahjaga, e cila atë kohë ka qenë në postin e presidentes së Kosovës, kishte inkurajuar KQZ-në që në përputhje me mandatin të gjente zgjidhje që respektonte kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e Kosovës dhe të siguronte pjesëmarrje gjithëpërfshirëse në zgjedhjet komunale të 3 nëntorit.

Back to top button