Mbi një mijë raste aktive me COVID-19

Numri i rasteve aktive me COVID- 19 në Kosovë është 1 mijë e 25.
Komuna me më së shumti raste vazhdon të jetë Prishtina, me 175 sosh, pastaj Prizreni me 81 raste aktive me koronavirus.
Bazuar në të dhënat e fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në gjithë vendin janë regjistruar 64 raste të reja.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.580 doza të vaksinës, ku me dozën e parë janë vaksinuar 904,144 qytetarë.
Deri më sot 824.516 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 105.007 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,721 persona./21Media

Back to top button