90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, Rohde: Përkushtim për integrimin e Kosovës

Ambasadori gjerman Jorn Rohde ka njoftuar se Gjermania do ta mbështes Kosovën me 90 milionë euro, me qëllim integrimin e Kosovës në BE.

Përmes një postimi në “X”, Rohde ka thënë se 20 milionë euro nga kjo shumë janë për grante.

“Kjo nënvizon angazhimin tonë të vendosur për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së”, ka shkruar Rohde në “X”.

Në një njoftim të ambasadës gjermane thuhet se kjo marrëveshje e re shënon një rritje të konsiderueshme në vlerën e mbështetjes krahasuar me periudhën e mëparshme 2022/2023, e cila ishte vlerësuar në 37 milionë euro, duke treguar kështu një thellim të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Back to top button