91 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Dita e djeshme në trafikun e vendit u shoqërua me mjegull të shumtë, që rriti rrezikun e ngasjes në trafik. Nga ky mot u shënuan 91 aksidente trafiku, prej të cilave 42 kanë qenë me të lënduar dhe 49 me dëme materiale.
Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, gjatë të njëjtës periudhë ndaj personave që nuk kanë respektuar rregullat janë shqiptuar 1454 tiketa.
20 persona u arrestuan dhe 6 u ndaluan në mbajtje./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?