Një person dërgohet pa shenja jete në emergjencën e Gjilanit

Në emergjencën e Gjilanit është dërguar pa shenja jete një burrë.
Sipas Policisë, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML.
“Raportohet se në emergjencën e Gjilanit është dërguar pa shenja jete viktima m/k. Mjekët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Sipas dëshmitarëve viktima kishte humbur ndjenjat dhe kishte rënë në tokë derisa ishte në vendin e punës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?