Hoqën shamitë, arrestohen aktoret e njohura iraniane

Hoqën shamitë, arrestohen aktoret e njohura iraniane

Aktoret e njohura iraniane, Hengameh Ghaziani dhe Katayoun Riahi janë arrestuar për mbështetje publike të protestave masive antiqeveritare, raportojnë mediat shtetërore të vendit.
Ghaziani dhe Riahi akuzohen për bashkëpunim dhe veprim kundër autoriteteve iraniane, njoftoi agjencia e lajmeve Irna.
Të dyja gratë më herët u shfaqën në publik pa shamitë e tyre – një gjest solidariteti me demonstruesit.
Protestat shpërthyen në shtator pas vdekjes së Mahsa Amini në paraburgim nga policia.
22 vjeçarja, u arrestua nga policia në Teheran, për dyshimin se kishte thyer rregullat e rrepta për hixhab. Ajo vdiq më 16 shtator, tre ditë më vonë.
Pati raportime se oficerët e rrahën me shkop dhe i goditën kokën në një automjet, por policia mohoi që ajo ishte keqtrajtuar dhe tha se ajo pësoi një atak në zemër.
Ghaziani dhe Riahi – të dyja aktore fituese të shumë çmimeve – u arrestuan të dielën me urdhër të zyrës së prokurorit të Iranit, thotë Irna./21Media

Back to top button