SHBA: Rusia dhe Ukraina do të përgatiten për kundërofensivë në pranverë

Luftimet në Ukrainë janë ngadalësuar dhe kjo ka të ngjarë të vazhdojë në muajt e ardhshëm të dimrit, besojnë agjencitë e inteligjencës amerikane.

Megjithatë, nuk ka pasur prova të zbehjes së rezistencës nga ana e forcave ukrainase, tha drejtorja e Zbulimit Kombëtar të Shteteve të Bashkuara, Avril Haines.

Ajo tha se të dyja palët do të përpiqen të “riparojnë, rifurnizojnë dhe rindërtojnë” për çdo kundërsulm në pranverë, raporton BBC

“Mendojmë se të dyja ushtritë do të jenë në një situatë ku do të përpiqen të rifurnizohen, të përforcohen dhe riformatohen. Por, kemi realisht një nivel të konsiderueshëm mosbesimi nëse rusët do të jenë në gjendje t’ia arrijnë kësaj. Dhe në fakt jam më optimiste për ukrainasit në këtë kuadër kohor”, tha Haines.

Zonja Haines në një forum të mbrojtjes në Kaliforni tha se shumica e luftimeve janë aktualisht rreth rajonit Bakhmut dhe Donetsk të Ukrainës lindore.

Ajo tha se luftimet ishin ngadalësuar pas tërheqjes së trupave ruse nga perëndimi i rajonit Kherson muajin e kaluar.

“Ne po shohim një lloj ritmi të reduktuar tashmë të konfliktit… dhe ne presim që kjo ka të ngjarë të jetë ajo që shohim në muajt e ardhshëm,” tha ajo.

Ajo tha se ushtritë e Ukrainës dhe ruse do të përpiqen të përgatiten për çdo kundërsulm pas dimrit.

“Por ne në fakt kemi një masë të mjaftueshme skepticizmi nëse rusët do të jenë apo jo, në fakt, të përgatitur për ta bërë këtë”, tha ajo./21Media

Back to top button