Recetat ideale për festat e fundvitit

Festat e fundvitit sjellin hare dhe atmosferë në shtëpitë e kujtdo dhe ajo çka i bashkon të gjithë në një tryezë janë kujtimet e mira, bisedat e ngrohta e ku nuk mungon asnjëherë shija.
Të gatuash për festa kërkon kohë dhe mund të jetë e lodhshme, por kjo shpërblehet kur të gjithë e dashurojnë atë që keni gatuar.

Ajo që e bën më të lehtë përgatitjen e ushqimeve është ndjekja e recetave me përpikëri, në këtë mënyrë nuk do gaboni asnjëherë.
5 recetat ideale për festa, të cilat do mbushin tavolinën dhe do t’ju kënaqin.

Shtrimi i tryezës

Gjithçka nis me një tavolinë të shtruar bukur, e cila do të bëjë gjithçka të duket më tërheqëse. Lexoni hapat që duhet të ndiqni këtu.
Antipasta
Antipastat konsiderohen si prezantimi i parë me tryezën dhe mikpritjen. Këtu luan një rol shumë të rëndësishëm fantazia, me të cilën mund të eksperimentoni sa të dëshironi.
Djathë i bardhë i pjekur në furrë
Një tjetër specialitet që nuk duhet të mungojë si antipastë në tryezën tuaj është Djathi i Bardhë i Furrës me vaj ulliri e spec djegës. Zbuloni mënyrën e përgatitjes këtu.
Qofte krokante me patate
Disa qofte krokante të ngrohta e të shijshme nuk bëjnë dëm. Përkundrazi, të gjithë do të lëpijnë gishtat me këtë pjatë. Ndiqni recetën e përgatitjes së tyre këtu.

Sallata
E çfarë është darka e festave të fundvitit pa një sallatë shumëngjyrëshe dhe të freskët? Lakra e kuqe e kombinuar me portokallin së bashku me pak limon e kripë, padyshim që ofron larmishmëri. Ndiqini hapat e thjeshtë këtu.
Rosto me mish viçi
Një ndër gatimet tradicionale të këtyre festave është rosto e mishit të viçit, e cila kërkon mjeshtëri në përgatitje. Ndiqni me kujdes recetën këtu dhe shijojeni me patjetër këtë fund vit.
Përshesh me gjel deti
Kurora si pjata më e mirë e festave i takon përsheshit me gjel deti. Aroma, përbërësit dhe shija që kjo pjatë sjell të ngroh shpirtin.
Ëmbëlsira
E fundit por jo nga rëndësia është ëmbëlsira e cila do përmbyllë darkën e shumëpritur të vitit. Ju mund të përgatisni kadaif ose bakllava.
Back to top button