Horoskopi për vitin 2023

Jemi në ditën e parë të vitit 2023, të gjithë jemi kurioz se si do të jetë viti 2023 sa i përket shenjave të horoskopit.
E ftuar në emisionin Dnight në RTV Ora astrologia Liza Gjika ka treguar se 2023 do të jetë mjaft i mirë
“Futemi në një vit shumë të bukur, misterioz e plot udhëtime, mjaft të lumtur. Nuk ka ndonjë ndryshim të jashtëzakonshëm nga viti 2022, por do të kemi shumë udhëtime për qejf, për hall,” tha ajo.
Shenjat më të favorizuara do të jenë: dashi, virgjëresha dhe peshqit.
Dashi
Këtë vit deri në prill-maj e mori dashi stafetën dhe do ta vazhdojë. Ikën Jupiteri që është planeti i fatit dhe kalon tek dashi. E bën më superior, me plane të mëdha, ndërtime, objektiva. Kemi një dash që do të ngjitet lart, lufton fort. Me Jupiterin do kenë shumë kujdes shenjat e zjarrit sidomos dash, shigjetar sepse Jupiteri lëviz dhe kalon në një planet lufte. Mund të kemi incidente, aksidente. Nuk duhet të jenë nervoz, të jenë të kujdesshëm.
Demi
Demët kanë qenë të goditur për një kohë të gjatë gjatë kësaj peridhe. Pjesa më e madhe e tyre kanë luftuar, janë përpjekur. Dikush ka humbur partnerin/en, punën, miqësinë. Futemi në një rrjetë tjetër sociale. I jepet një mundësi shumë e mirë demit, si nga ana erotike dhe në punë. Do ketë dem që do ecin shumë përpara: në biznes, karrierë, politikë.
Binjakët
Ne peridhën e tyre do të kenë ndryshime. Nuk janë fort mirë pasi janë të nagrkuar e të ngeshur me planet e tyre. Kanë luftime që nuk do ti bëjnë në këtë periudhë, këshillohet ti shtyjnë për më vonë.
Gaforrja
Duket se do ndjejë siguri. Personat që merren me art kanë prioritet këtë periudhë. Në marrëdhënie erotike do të jetë më e qeshur, më e lumtur. Përparon, do shohim që do hedhë hapa më të vendosur.
Luani
Do të jetë më i mobilizuar, më i fortë, më i përqëndruar. Të kenë kujdes me shëndetin. Të merren me aktivitet fizik, ecje. Do ketë fejesa dhe martesa këtë vit.
Virgjëresha
Ky vit do të jetë shumë i bukur për virgjëreshën dhe shumë i përshtatshëm. Vijnë oferta shumë të mira biznesi me grupe të vogjelë por dhe të mëdhenj. Duhet të mendohet mirë për bërë zgjidhjen më të mirë afatgjatë e që sjell më shumë lekë. Paratë që do të bëjë sivjet nuk do ti bëjë për të gjithë jetën.
Peshorja
Është ballë për ballë me dashin. Dashi është i pari kështu që peshorja do të marrë dritë nga dashi. Është e stabilizuar, e vendosur për gjërat që do të bëjë. Punët do të shkojë shumë mirë. Po meqë Jupiteri është planet sulmi dhe kalon në dash, peshorja është përballë dhe duhet të kenë kujdes. Mund të jetë e tensionuar, duhet të tërhiqet. Këtë periudhë veç dashit, gaforres, bricjapit kemi dhe peshoren janë të favoriuzuara këtë periudhë.
Akrepi
Gjysmën e vitit ishte për të qallë hallin. Këtë periudhë janë mirë. Ndihet shumë mirë, shumë ngrohtë dhe mund të konkretizojë një lidhje. Edhe ana ekonomike do të jetë mirë. Kemi udhëtime të hapura, shëtitje, xhiro rreth botës. Kemi një akrep që këtë vit lëviz.
Shigjetari
Ky vit do të jetë yll. Jupiteri me lëvizjet e tij i bën të jenë impulsiv, shumë i karikuar dhe më tepër se çduhet. Do ti hapen luftime, punë, karrierë.
Bricjapi
Është në një fazë shumë të mirë këtë periudhë. Ka filluar mobilizimin që në tetor-nëntor. Do ketë ngritje në karrierë ose ndryshime brenda për brenda vendit të punës.
Ujori
Pak i plagosur në këtë periudhë por nuk ka qenë keq. Ka nga ata që kanë ikur për bashkim familjkar, të tjerët presin disa dokumenta, prona. Këto do të rregullohen ngadalë gjatë vitit. Nga fundi i verës them se do të stabilizohen nga këto çështje që lidhen me dokumente.
Peshqit
Le të flenë pak gjumë se kanë qenë shumë mirë dhe do të jenë për 8 vjet. E thash dhe të fundit. Të kenë pak kujdes pasi mund të jenë pak të acaruar nëse kanë të bëjnë me gaforre, akrep, shigjetar. Por e gjithë periudha është e mirë.