95.1% e kosovarëve mendojnë se Kosova duhet të anëtarësohet në NATO

 
Duket se vazhdon të ekzistojë një disponim i lartë i qytetarëve për anëtarësim në NATO dhe BE. Kjo bëhet e ditur nga një hulumtim realizuar nga UBO Consulting.
95.1% e të anketuarve në pyetjen “A duhet të anëtarësohet Kosova në NATO” janë përgjigjur me po, 4% jo ndërsa 0.9% “Nuk e di”.
Ngjashëm, në pyetjen se “A duhet të anëtarësohet Kosova në BE”, 93.9% e qytetarëve janë përgjigjur për po, 5.2% jo dhe 0.9% nuk e di.
Në këtë pyetësor janë pyetur qytetarët e të gjitha etnive. Tek shqiptarët 99.4% janë përgjigjur pro anëtarësimit në NATO, 0.4% kundër dhe 0.2% “nuk e di”. Ndërsa tek serbët, asnjë nuk është përgjigjur pro, 86% kundër dhe 14% “nuk e di”. Minoritetet tjera janë përgjigjur 90.7% pro anëtarësimit në NATO, 4.7% kundër dhe 4.7% nuk e di.
Për pyetjen e anëtarësimit në BE, sipas etnive, shqiptarët janë përgjigjur me 98.3% pro anëtarësimit, 1.5% kundër dhe 0.2% kanë abstenuar. Serbët janë përgjigjur në mënyrë identike si për anëtarësimin në NATO, asnjë nuk është përgjigjur pro anëtarësimit në BE, 86% kundër dhe 14% nuk e di. Ndërkaq minoritetet tjera janë përgjigjur 90.5% pro anëtarësimit në BE, 7.1% kundër dhe 2.4% nuk e di.
“Përzgjedhja e amvisërisë duke shfrytëzuar metodën sistematike të rastësisë, si dhe zhvillimi i anketës me personin i cili e ka ditëlindjen e parë më të afërt i moshës mbi 18 vjet. Pyetësori është realizuar me 1065 të anketuar. Pyetësori është realizuar nga data 7 mars deri më 15 mars 2022 në 38 komuna të Kosovës dhe ka nivel të besueshmërisë prej 95% me marzhë të gabimit prej +-3 pikë të përqindjes.”, thuhet në njoftim. /21Media

Back to top button